Legjenda e kafese
Etiopia, vendi i origjinës së kafesë, para se të fillonte tregtimin e kafesë, i mblidhte këto kokrra
që ngjasojnë shumë me kokrrat e qershisë nga një bimë në formë shkurreje e cila mund të
ndodhej në thellësitë e pyllit.
Në atë periudhë konsumohej pulpa e ëmbël e ketij fruti, veprim i cili dhe sot e kësaj dite kryhet
në Afrikën Qëndrore, nëpërmjet proçesit të fermentimit duke dhënë një pije alkolike mjaft
aromatike.
Por konsumimi i pulpës nuk ishte i vetmi që konsumohej në atë periudhë, pasi konsum të gjerë
kishte dhe përdorimi i gjetheve të bimës së kafesë duke i coptuar në gojë, siç bëhet dhe sot në
ANDE me gjethet e kakaos, ose përdoreshin për pregatitjen e cajit.
Mendohet se personi i parë i cili përdori frutin e kësaj bime, ishte një bari dhensh i cili vuri re se
dhentë e tij, kishin shumë energji dhe nuk flinin natën pasi kullotnin në një lëndinë ku kishte disa
shkurre të veçanta. Vëmëndje i tërhoqën dhe frutat e kësaj bime të cilat ishin shumë të ngjashme
me ato të qershisë dhe vendosi të merrte disa e ti provonte. Efekti që ndjeu ishte i mahnitshëm,
pasi përveç shijes së mirë që kishin, këto kokrra i dhanë bariut dhe shumë energji. Ai ja kaloi dhe
disa murgjeve këto kokrra bashkë me gjethet e tyre, të cilat këta të fundit, i përdorën si pije
energjike gjatë qëndrimit zgjuar netëve të lutjeve. (Toussaint et al. 1996)