Kafeja Arabike

Arabika është një bimë që e ka origjinën në malet e Jemenit në gadishullin Arabik. Rritet në klimë të kullotave të larta, 600 deri 2000 m, kërkon klimë të ftohtë subtropikale, shumë lagështi një tokë të pasur, diell dhe hije të alternuara. Rritet gjithashtu në mallet jugperendimore të Etiopisë dhe juglindore të Sudanit, në Afrikën Qëndrore dhe Lindore, në rajone të ndryshme të Indisë, në Amerikën Latine. Është më delikate, por edhe me kualitet më të mirë nga pikpamja organo-leptike. Me të gjitha varietetet e saj: Moka, Bourbon, Catuai, Maragogype, etj përfaqëson 3⁄4 e prodhimit botëror. Varieteti “Moka” ka popullaritet më të madh. Kafetë Arabike kanë kokërr të madhe ovale ose të zgjatur me ngjyrë jeshile të errët, janë të ëmbla, mjaft të dendura, të pasura me aroma dhe lehtësisht acide, me përmbajtje të ulët të kafeinës. Është e ekspozuar ndaj prekjes nga insekte të dëmshmme, e ndjeshme ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe ndaj trajtimit të pakujdesshëm me duar. Është kafeja më e shtrenjtë.