Kafeja Jeshile

Një vend, një shije, një kafe një traditë.

Kafeja jeshile është frut i një bime, e cila rritet në kushte klimaterike të vecanta. Cdo vend ka karakteristikat e tij të vecanta të tokës dhe të klimës të cilat ndikojnë karakteristikat e vetë kafesë jeshile. Tipet kryesore të kafesë që mbizotërojnë tregun janë:.

Arabike

Kafetë Arabike kanë kokërr të madhe ovale ose të zgjatur me ngjyrë jeshile të errët, janë të ëmbla, mjaft të dendura, të pasura me aroma dhe lehtësisht acide, me përmbajtje të ulët të kafeinës.

Robusta

Kafete Robusta, kanë kokrra relativisht të vogla, me gjatësi prej 5 – 8 mm, e rrumbullakët. Kjo kafe është me trup të plotë,  më pak e dendur dhe më pak aromatike se kafeja Arabike. Përmban kafeinë sa dyfishi i kafesë arabike.

Alb-Erk Shpk

Kompania Alb-Erk, është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri për tregëtimin e kafesë së pa përpunuar. Rrugëtimi ynë ka filluar prej më shumë se 15 vitesh, për të sjellë në tregun shqiptar direkt nga vendet prodhuese, kafetë më cilësore me shije dhe aroma karakteristike. Ne në Alb-Erk Shpk ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve nga vende të ndryshme prodhuese, si Brazil, Kolumbi, Etiopi, Honduras, Indi, Vietnam etj.

Columbia

Kolumbia zë vendin e dytë në botë për prodhimin e kafesë. Në këtë vend prodhohen më së shumti tre varietete kryesore, të cilat marrin emërtesën e secilit rajon ku prodhohen. Kafetë me origjinë nga Kolumbia kanë një cilësi të lartë, të cilat pasi piqen leshojnë aromë çokollate dhe agrumesh. Në filxhan japin një trup të plotë me aciditet të lehtë.

Etiopia

Etiopia është vendi i origjinës së kafesë ku prodhohet gjerësisht kafe Arabike. Pas trajtimit termik, kafetë me origjinë nga Etiopia shfaqin aroma lulesh e agrumesh. Kanë një trup dhe aciditet të lehtë. Mund të përdoret si kafe më vete ose të shtohet në perzierje duke kontribuar me aromat dhe shijet e saj të veçanta.

India

Kafetë me origjinë nga India janë kafe Robusta dhe Arabike. Klasifikohen në bazë të përmasave të kokrrës dhe pas procesit të pjekjes shfaqin aroma dhe shije të këndshme. Janë ideale për tu përdorur në perzierje të kafeve ekspres pasi shkrihen me aromat dhe shijet e kafeve te tjera.

Costa Rica

Pozicioni gjeografik i Kosta Rikës, ka favorizuar kultivimin e kafesë jeshile. Kjo zonë ka një kulturë të gjerë të kafesë dhe prodhojnë kafe mjaft cilësore të cilat pas pjekjes paraqet aromë të luleve, shije të frutave të thata dhe një trup kremoz. Ka një aciditet të theksuar dhe përdoret për përzierje të kafeve speciale.

Santos Brazil

Kafeja Santos, ka marrë emrin nga porti ku tregëtohet. Ajo kultivohet në Brazil, i cili është vendi i parë në botë për prodhimin dhe eksportimin e kafesë së papërpunuar. Pas procesit të pjekjes kjo kafe lëshon aroma të ëmbla, intensive të çokollates, aciditet mesatar, shije kakaoje dhe trup mesatar.

Uganda

Kafetë me origjinë nga Uganda, janë kryesisht Robusta, pasi rreth 80 % e prodhimit vendas e zënë këto kafe. Ato jane kafe të forta te cilat pas pjekjes do të shfaqin aromë portokalli dhe druri. Kanë një trup të lehtë, me shije frutash dhe shpeshherë dhe caji, Këto kafe shfaqin një aciditet të ngjashëm me atë të verës.

Tanzania

Kafeja që kultivohet në Tanzani është kryesisht e tipit Arabike, por në zona të ndryshme të saj kultivohet dhe kafe Robusta. Pozita gjeografike e Tanzanisë, ka krijuar kushte që kafeja të kultivohet pothuajse në të gjithë vendit, duke berë të mundur prodhimin e kafeve me karakteristika të ndryshme. Pas pjekjes ato shfaqin aroma të këndshme, aciditet të lehtë, dhe shije frutash e lulesh.

Meksika

Kafetë me origjinë nga Meksika prodhohen në tre zona, Chiapas, Oaxaca dhe Veracruz. Nga të treja këto vende vijnë kafe speciale me karakteristika të veçanta. Kryesisht në profilin e kafesë së pjekur mund të ndjehet prania e çokollatës dhe frutave të thata. Kanë një aciditet të lehtë, aroma të agrumeve dhe trup kremoz.

Guatemala

Pozicioni gjeografik i Guatemalës, ka favorizuar prodhimin e kafesë me cilësi shumë të mirë. Kjo kafe është ideale për t’u përdorur në përzierje dhe ndihmon në intensifikimin e shijes së çokollatës, aromave të lehta dhe të balancuara te luleve.