Fabrika jonë ka një nga linjat e përpunimit të kafesë me teknologji shumë të përparuar. Sistemi automatik, ndihmon në prodhimin e një produkti gjithmonë të njëjtë, duke siguruar cilësinë, shijen dhe aromat e duke respektuar dhe ruajtur traditën.
Teknikat e pjekjes ndihmojnë në formimin e aromave dhe të shijeve të veçanta, duke krijuar kështu bazën për vlerat që do të marrë kafeja në filxhan. Kjo është dhe filozofia jonë, çdo filxhan kafeje një shije, një traditë!