

Rreth Caffè Drupa Origjina………
Kompania “Alb-Erk” është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri për tregtimin e kokrrave të kafesë të papjekura. Rrugëtimi ynë ka nisur më shumë se 15 vite më parë, duke sjellë në tregun shqiptar direkt nga vendet e origjinës, kafenë me cilësi më të lartë me shije dhe aromë karakteristike.
Caffè Drupa lindi si një nevojë për të vënë në praktikë përvojën e fituar gjatë gjithë këtyre viteve, ku ndërthuren teknikat e përzierjes së kokrrave të kafesë jeshile, pjekjes dhe ekstraktimit, duke shprehur të gjithë përvojën tonë në një filxhan kafeje.
Cilësi, shije, traditë
Linja e përpunimit në fabrikën tonë ka teknologji shumë të avancuar. Sistemi automatik ndihmon për të prodhuar gjithmonë të njëjtin produkt, duke siguruar cilësi, shije dhe aromë duke respektuar traditën.
Teknikat e pjekjes ndihmojnë në formimin e aromave dhe shijeve të veçanta, duke krijuar kështu bazën për vlerat që kafeja e nxjerrë do të paraqesë në filxhan. Kjo është filozofia jonë, çdo filxhan kafe është një shije, një traditë!




Drupa Caffè, çdo produkt është një ide!
Një lumë shijesh dhe aromash në një filxhan. Çdo produkt ka karakteristika shqisore të pashoqe me çdo kafe tjetër.
Çdo kafe ka një kombinim të shijeve dhe aromave brenda. Ne në Drupa caffè, përpiqemi të zgjedhim më të mirën prej tyre dhe t’i kombinojmë për të krijuar kafe të veçanta që qëndrojnë gjatë në mendjen e klientit.