
Një vend, një shije, një kafe, një traditë.
Kafja jeshile është fryt i një bime, e cila rritet në kushte të veçanta klimatike. Çdo vend ka karakteristikat e veta unike të tokës dhe klimës që ndikojnë në karakteristikat e vetë kafesë së jeshile. Llojet kryesore të kafesë që dominojnë tregun janë:

Kafeja Arabike
Kafeja Arabica ka një kokërr ovale ose të zgjatur me ngjyrë jeshile të errët, është e ëmbël, mjaft e dendur, e pasur me aroma dhe pak acide, me përmbajtje të ulët kafeine.

Kafeja Robusta
Kafeja Robusta ka kokrra relativisht të vogla, 5 – 8 mm të gjata dhe të rrumbullakëta. Kjo kafe është e plot në trup, më pak e dendur dhe më pak aromatike se kafeja Arabike. Përmban dy herë më shumë kafeinë se kafeja arabike.
Alb-Erk Shpk
Kompania “Alb-Erk” është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri për tregtimin e kokrrave të kafesë së papërpunuar. Rrugëtimi ynë nisi më shumë se 15 vite më parë, duke sjellë në tregun shqiptar direkt nga vendet prodhuese, kafenë më cilësore me shije dhe aromë të shkëlqyer.
Ne në “Alb-Erk” Shpk ofrojmë një gamë të gjerë produktesh nga vende të ndryshme origjine, si Brazili, Kolumbia, Etiopia, Hondurasi, India, Vietnami etj.

Columbia
Kolumbia renditet e dyta në botë për prodhimin e kafesë së gjelbër. Në këtë vend prodhohen tre varietete kryesore, të cilat marrin emrin e çdo rajoni ku prodhohen. Kafetë jeshile nga Kolumbia kanë një cilësi të lartë, të cilat pas pjekjes lëshojnë aroma çokollate dhe agrume. Në filxhan jepni një trup të plotë me aciditet të lehtë.

Ethiopia
Etiopia është vendi ku u zbulua kafeja dhe ku kafeja Arabike prodhohet më gjerësisht. Pas trajtimit termik, kafetë me origjinë nga Etiopia shfaqin aroma lulesh dhe agrumesh. Kanë një trup të lehtë dhe aciditet. Mund të përdoret si kafe më vete ose të shtohet në përzierje duke kontribuar në aromat dhe shijet e saj të veçanta.

India
Kafetë jeshile nga India janë varietete Robusta dhe Arabike. Klasifikohen në bazë të madhësisë së kokrrës dhe pas procesit të pjekjes shfaqin aromë dhe shije të këndshme. Ato janë ideale për t'u përdorur në përzierjet e ekspresit pasi bashkohen me aromat dhe shijet e kafeve të tjera.

Costa Rica
Pozicioni gjeografik i Kosta Rikës është i shkëlqyer për kultivimin e kafesë jeshile. Kjo zonë ka një kulturë të gjerë kafeje dhe prodhojnë kafe të cilësisë së lartë e cila pas pjekjes paraqet aromën e luleve, shijen e frutave të thata dhe një trup kremoz. Ka një aciditet të theksuar dhe përdoret për përzierje të veçanta kafeje.

Santos Brazil
Santos Cafe e ka marrë emrin nga porti ku tregtohet. Kultivohet në Brazil, i cili është vendi i parë në botë që prodhon dhe eksporton kokrra kafeje të papërpunuara. Pas procesit të pjekjes, kjo kafe lëshon aroma të ëmbla, intensive çokollate, aciditet mesatar, shije kakao dhe trup mesatar.

Uganda
Kafetë me origjinë nga Uganda, janë kryesisht robusta, pasi rreth 80% e prodhimit vendas e zënë këto kafe. Pas pjekjes do të shfaqin një aromë portokalli dhe drurësh. Këto kafe kanë një trup të lehtë, me shije frutash ose çaji. Këto kafe shfaqin një aciditet të ngjashëm me atë të verës.

Tanzania
Kafeja e kultivuar në Tanzani është kryesisht e llojit Arabike, por edhe kafeja Robusta kultivohet në zona të ndryshme. Pozicioni gjeografik i Tanzanisë ka krijuar kushte që kafeja të kultivohet pothuajse në të gjithë vendin, duke mundësuar prodhimin e kafesë me karakteristika të ndryshme. Pas pjekjes shfaqin aroma të këndshme, aciditet të lehtë dhe shije frutash dhe lulesh.

Mexico
Kafeja me origjinë nga Meksika prodhohet në tre zona: Chiapas, Oaxaca dhe Veracruz. Nga të tre këto vende vijnë kafe të veçanta me karakteristika të veçanta. Prania e çokollatës dhe frutave të thata ndihet kryesisht në profilin e kafesë së pjekur. Kanë një aciditet të lehtë, aromë agrume dhe trup kremoz.

Guatemala
Pozicioni gjeografik i Guatemalës ka favorizuar prodhimin e kafesë me cilësi shumë të mirë. Kjo kafe është ideale për t'u përdorur në përzierje dhe ndihmon në intensifikimin e shijes së çokollatës dhe aromave të lehta dhe të balancuara të luleve.