Etiopia, vendi i origjinës së kafesë, përpara se të fillonte tregtinë e kafesë, i mblodhi këto kokrra që ngjajnë shumë me kokrrat e qershisë nga një bimë në formë shkurre që mund të gjendej në thellësi të pyllit. Në atë periudhë konsumohej tuli i ëmbël i këtij fruti, veprim i cili edhe sot e kësaj dite kryhet në Afrikën Qendrore, përmes procesit të fermentimit duke dhënë një pije alkoolike shumë aromatike. Por konsumimi i tulit nuk ishte i vetmi që konsumohej në atë periudhë, pasi ishte i përhapur konsumimi dhe përdorimi i gjetheve të bimës së kafesë duke i copëtuar në gojë, siç bëhet sot në ANDE me gjethet e kakaos, ose përdoret për të bërë çaj. Mendohet se personi i parë që përdori frutin e kësaj bime ishte një bari, i cili vuri re se delet e tija kishin shumë energji dhe nuk flinin natën pasi kullosnin në një lëndinë ku kishte disa shkurre të veçanta. I tërhoqën vëmendjen edhe frutat e kësaj bime, të cilat ngjanin shumë me ato të qershive, të cilat vendosi të merrte disa dhe t’i provonte. Efekti që ndjeu ishte i mahnitshëm, pasi përveç shijes së mirë që kishin, këto kokrra i jepnin edhe shumë energji bariut. Këto kokrra së bashku me gjethet ua kalonte edhe disa murgjve, të cilët këta të fundit i përdornin si pije energjike duke qëndruar zgjuar në netët e lutjes. (Toussaint et al. 1996).